Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Erdgys Arrazin, bashkëshorti i 39-vjeçares, Alma Arrazi që dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike u vetëmbyt në ujërat e Lumti të Bunës bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Ndaj 31-vjeçarit Erdgys Arrazi, prokuroria e Shkodrës ka ngritur akuzën e dhunës në familje dhe shkaktimit të vetëvrasjes.