Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kuvendi Zgjedhor në Vlorë theksoi se megjithë tensioneve që janë aktualisht mes rradhëve të opozitës, lidershipi i vërtetë i PD-së janë vetë demokratët. Gjatë fjalës së tij, foli me tone ironike për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit ka humbur busullën e tij politike.