Në një ceremoni të zhvilluar në nder të dy mjekëve që humbën jetën për shkak të Covid-19, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë për të festuar jetën e dy mjekëve, të cilët kanë frymëzuar me punën e tyre në shërbim të qytetarëve. Në nder të mjekëve Bledi Nini dhe Gerond Husi, janë vëndosur emrat e dy rrugëve në Tiranë, pranë spitalit të Sanatoriumit.