Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur, pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rruges. Aksidenti ndodhi pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shengjin, pranë Knallës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.