Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjate 24 oreve te fundit ne Spitalin Infektiv, ku shifrave te viktimave nga covid i eshte shtuar edhe rasti i nje 28 vjecareje shtatzene. Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në spital, pasi ishte e infektuar me koronavirus. Mesohet se 28 vjeçarja ishte në muajin e 5 të shtatzënisë dhe nuk arriti të mbijetoje me gjithë përpjekjet e mëdha të mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën. Sipas bluzave te bardha ajo ka ndërruar për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.