Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku një turist holandez ka humbur teksa po eksploronte ujërat e Lumit Osum. Në spitalin e Çorovodës është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase holandeze, 64 vjeçare, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj ishin futur për të notuar në lumin Osum.