Kreditë për shtëpi pranë bankave të nivleit të dytë kanë shënuar një rekord historik. Familjet shqiptare u janë drejtuar sporteleve bankare, në pamundësi për të përballuar shtrenjtimin e apartamenteve. Rritja e ndjeshme e çmimit të pronave në vitet e fundit ka ndikuar që individët të marrin hua në vlera më të mëdha për të përballuar blerjen e tyre. Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e pronave u rritën me 9% vitin e kaluar.