‘Kosova mbetet një përparësi e padiskutueshme e politikës të jashtme të Shqipërisë.’ Këtë mesazh, shefi i diplomacisë, Ferit Hoxha e dha pas takimit me ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi, duke thyer heshtjen për herë të parë, pas akuzave të opozitës se kritikat e ministres së Kosovës, Donika Gërvalla për editorialin Rama-Vuçiç tronditën marrëdhëniet dy palëshe. Sinkron Berisha (21 Mars): “Ky argat i Vuçiçit ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla sepse ajo denoncoi publikisht me guxim letrën e përbashkët Rama-Vuçiç.”