Ministri i brendshëm, Ervin Hoxha u prit me tone të larta nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët e thirrën në komisionin e sigurisë për të dhënë shpjegim për rendin, ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës dhe lëvizjet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Ministri Hoxha deklaroi se brenda javës do t’i propozohet këshillit të ministrave, emri i drejtuesit të ri të policisë së shtetit, duke shtuar se kjo garë po asistohet edhe nga ndërkombëtarët.