Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosoës festat e fundvitit. Në një video të publikuar Hovenier tha se gjatë këtij viti ka pasur momente të vështira, por që ka pasur edhe arritje e shumë përparim, për të cilat theksoi se duhet festuar. Më tej ambasadori amerikan foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi si një prej temave, me interes shumë të madh. Hovenier deklaroi se procesi i normalizimit Kosovë-Serbi përmbyllet me njohje reciproke dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit është hap i madh drejt këtij synimi.