Në seancën e sotme të kuvendit, ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, duhet të kujdesen për realizimin e projekteve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit, sepse ndryshe nuk do ta kenë të gjatë në pushtet. Ai tha se LDK do të kërkojë debat parlamentar për angazhimet e Qeverisë së Kosovës rreth Marrëveshjes së Uashingtonit. Deputeti Avdullah Hoti tha se deri tani ekzekutivi nuk ka bërë publik asnjë veprim që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.