Top News – Hoti jep lajmin e mire/ Kosova, 33 mijë doza në mars nga Covax
05/03/2021 12:40

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë muajit mars pritet të arrijë kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinave nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Hotit. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinave kundër koronavirusit. Shtetet fqinje, siç është Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, tashmë kanë nisur imunizimin e popullatës së tyre me vaksina të prodhuesve të ndryshëm. Më herët, Qeveria në detyrë e Kosovës, kishte njoftuar se ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane, Pfizer, për sigurimin e mbi 500 mijë dozave të vaksinës, por nga kjo kompani, kanë konfirmuar se ende janë në bisedime me ekzekutivin e Kosovës. Nga programi i COVAX-it – që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vendet e varfra – Kosova pritet të marrë doza të vaksinës së kompanisë farmaceutike britanike, AstraZeneca, që e ka prodhuar së bashku me Universitetin e Oxford-it. Kjo vaksinë, sipas OBSH-së, ka efikasitet prej 63.9 për qind kundër koronavirusit. Hoti është takuar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani dhe drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, ku siç njoftohet, kanë vlerësuar se Kosova gjendet “para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19”. Kryeministri në detyrë ka bërë thirrje që qytetarët dhe institucionet të respektojnë masat kundër pandemisë. Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve dhe vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 3.438 raste të reja.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08