Në prag të festës së Kurban Bajramit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, vizitoi kreun e Bashkësisë Islame Naim Tërnava, pas vendimit të këtij të fundit që të premten të mos falet namazi për festën e rendesishme tw kalendarit mysliman. Shkak për një vendim të tillë është bërë gjendja e rënduar prej koronavirusit. Nesër, do t`I bëjmë lutjet në shtëpitë tona, tha Hoti.