Ministri I Kulturës së Serbisë Nikola Selakoviç dhe tre të pandehur të tjerë, u pritën me tallje nga dhjetra protestues, ndërsa mbërritën në një gjykatë të Beogradit. Prokurorët thonë se zyrtarët falsifikuan dokumente kyçe që do të kishin hapur rrugën për ndërtimin e një hoteli luksoz me markën Trump në vendin e ish-selisë së bombarduar të ushtrisë jugosllave në kryeqytetin e Serbisë. Ministri serb u padit për abuzim të dyshuar me detyrën dhe falsifikim të një dokumenti zyrtar që kishte lejuar heqjen e "statusit të trashëgimisë kulturore" të objetit. Selakovic kishte hequr dorë nga e drejta e tij për imunitet ministror, duke lejuar që gjyqi të vazhdonte.