Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka zbuluar atë që e quan ‘Horse trading’ që sipas tij është pazari që kryeministri Edi Rama i ka ofruar Partisë Demokratike. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Bylykbashi shkruan se Rama i ka kërkuar opozitës që të zgjasë afatin e anëtarëve të vettingut. Sipas tij nëse kjo bëhet, Partisë Demokratike do t’i shtohen disa bashki më shumë në hartë.