Në Hong Kong është arrestuar biznesmeni, Jimmy Lai, nën akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja. Zyrat e një gazete në pronësi të tij janë bastistur. Ky është arrestimi i një profili më të lartë deri më tani sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë të vendosur nga Kina në muajin qershor. Lai ka qenë një zë pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërthyen vitin e kaluar. Në shkurt 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë në Mbretërinë e Bashkuar, u akuzua për kërcënim dhe organizim të tubimeve të paligjshme. Media shtetërore kineze “Global Times” të hënën e përshkroi biznesmenin Lai si “përkrahës të trazirave ” dhe publikimet e tij si “nxitje të urrejtjes, përhapje të thashethemeve dhe njollosje të autoriteteve të Hong Kongut”.