Besimtarët ortodoksë kryen homazhe në katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’ në kryeqytet për kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatos. Nën kambanat vajtuese, klerikët kryen ritualet fetare dhe mbajtën meshën, që do vazhdojë deri më 30 janar, kur kryehet shërbesa e varrimit pas liturgjisë hyjnore. Homazheve ju bashkua kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili e konsideroi kryepeshkopin Anastas një personalitet të kishës ortodokse, që ka bashkëpunuar me komunitetet fetare.