Gjykata Kushtetuese ndau me publikun një deklaratë të kryetares, Holta Zaçaj, e cila me betimin e Asim Vokshit përmbyll mandatin e saj si anëtare dhe drejtuese e kësaj gjykate. Në mesazhin e ndarë në faqen zyrtare të Kushtetueses, Zaçaj ndan me publikun reflektime mbi punën dhe arritjet gjatë mandatit trevjeçar. Ajo thotë se kjo periudhë jo vetëm përputhet me pritshmëritë e saj për këtë mandat, por e lejoi edhe që të realizojë vizionin tim për administrimin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.