Holandezët vijojnë të shkaktojnë trazira në rrugët e Tiranës edhe dy ditë pas ndeshjes finale të Conference Leaugue ku Roma fitoi ndaj Feyenoord 1-0. Një tifoz holandez 27-vjeçar i identifikuar si Kevin Ron De Baat është vënë në pranga në mesnatën e së enjtes pasi u konfliktua me disa persona në rrugën ‘Abdi Toptani’ në kryeqytet. Uniformt blu pasi kanë mbërritur në vendngjarje dhe ushtruan kontroll fizik ndaj 27-vjjeçarit të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi kokainë.