Ky është momenti kur komando ukrainase me jet ski, kryen sulmin që goditi zemrën e marinës së vladimir putinit në detin e zi. Në mesin e natës, 20 komando të armatosura me armë, granata dhe raketa, nisën një mision të guximshëm brenda Krimesë së pushtuar, që Rusia ka kaluar vite duke e kthyer në një fortesë. Ishte dashur një muaj i plotë trajnim dhe përgatitje për sulmin e rrezikshëm që kishte si qëllim të shkatërronte shtabin qendror të ushtrisë.