Dy shtetas janë arrestuar, pasi u kapën duke shkarkuar inerte, ndërsa janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë. Ndaj dy rasteve të konstatuara janë vendosur masa administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra. Ndaj shtetasve të arrestuar, rëndon akuza për veprën penale "Menaxhimi i mbetjeve".