Federata Italiane e Futbollit merr një vendim historik për ndeshjet e Serisë A. Ndeshja mes Interit dhe Torinos që do të luhet në mesditën e së dielës do të gjykohet nga një klasë arbitrare e gjitha me arbitre femra. Kështu është caktuar që kjo ndeshje që konsiderohet si ndeshja e festës së titullit të Interit të ketë si gjyqtare kryesore, Maria sole Ferrieri Caputi.