Këmbanat e katedrales Notre Dame kumbuan për herë të parë pas pesë vitesh në rrugët e Parisit. Një moment historik ku gjithë bota mbajti frymën. Dyert e monumentit historik të shekullit 12-të u hapën nga kryepeshkopi i Parisit duke trokitur simbolikisht tre herë në dyert e saj. Ceremonia madhështore bëri bashkë liderë botërore dhe rreth 1500 duke filluar nga presidenti Donald Trump, Volodymyr Zelensky e deri tek Princi Ëilliam. Mes të ftuarve ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osamani.