Para pak ditësh, emisioni investigativ Fiks Fare, denoncoi nëpërmjet dëshmive dhe kamerave të fshehta abuzimin seksual të një babai ndaj vajzës së tij, me aftësi të kufizuara. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit, në mes të muajit gusht 2022. Gazetarët e Fiksit pyetën në atë kohë, babanë, vëllanë dhe vetë vajzën, ku dy të fundit pranuan se ka pasur abuzim. Ndërkohë, për këtë ngjarje, inspektori i policisë Ferrik Hoxha kishte marr dijeni edhe për raste të tjera të abuzimit, ndërsa tha se "vajza duhet mbrojtur".