Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ripërsëritur kërkesën për heqjen e masave ndëshkimore të Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të cilat ajo i ka quajtur të padrejta, ndërsa bën thirrje për trajtim me seriozitet të politikave destabilizuese të Serbisë. Osmani thotë se Në Ditën e Evropës duhet të reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Europian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.