Qeveria ka ndërhyrë në skemën mbështetëse për fermerët, ku mbështetja e drejtpërdrejt për naftën është hequr si zë më vete dhe është rishpërndarë në zëra të tjerë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla tha se skema e re, që do të aplikohet përgjatë këtij viti është më gjithëpërfshirëse.