Duke nisur nga kjo e premte, shtetasit shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, do të mund të ulin kostot, pasi do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik, ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen me detyrim me të dy dokumentet në të njëjën kohë. Ministria e Brendshme bën me dije se kjo nismë ka si qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, në mënyrë që kostot që përfshijnë procesin e aplikimit të ulen.