Zënia e hapësira publike pa leje vijon të jetë në vëmendjen e autoriteteve gjatë këtij sezoni turistik. Në kuadër të operacionit policor “Plazhi i lirë”, strukturat e Stacionit të Policisë në Velipojë kanë intensifikuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare. Gjatë ndërhyrjes së fundit në plazhin e Velipojës, u evidentuan dhe u hoqën 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosur pa autorizim nga 71 vjeçar, banues në Velipojë. Çadrat dhe shezlongët u sekuestruan, ndërkohë që ndaj 71-vjeçarit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Policia e Shtetit njofton se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e aksesit të pushuesve në hapësirat publike. Njëherazi, autoritetet bëjnë apel për respektimin e ligjit nga qytetarët dhe subjektet private, duke paralajmëruar masa administrative dhe penale për personat që zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse.