Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të gjykohet në gjendje të lirë. Ky është vendimi që ka dhënë këtë të hënë Gjykata e Posaçme, e cila ka lehtësuar masat e sigurisë ndaj saj. Në seancën e zhvilluar, mbrojtja e Xoxës bindi gjykatën për gjendjen shëndetësore të saj. Në përfundim, gjykata vendosi heqjen e dy masave të sigurisë që ishin caktuar ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj, atë të detyrimit për t’u paraqitur te oficieri i policisë gjyqësore dhe atë të ndalimit për të dalë jashtë vendit.