Kadastra shqiptare nisi projektin që synon reformimin rrënjësor të sistemit të pronave në Shqipëri. E gjithë arkiva e Kadastrës Shqiptare do t’i nënshtrohet digjitalizimit, në dy faza përgjatë dy viteve të ardhshme. Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame tha se arkiva përmban rreth 4 milion pasuri, por vetëm 2.8 milion të tilla janë trashëguar në Kadastrën Shqiptare, kjo për shkak të mungesave të shumta në regjistrimet nga viti 1996.