Himara voton të dielen për kryebashkiakun e ri, pas vendimit të komisionetit shteteror te zgjedhjeve per te hequr mandatin Fredi Belerit i cili u denua me vendim te formes se prere per krim zgjedhor. Gjate oreve te vona te se shtunes ne te 36 qendrat e votimit përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor. Komisionerët e Qensrave te Votimit tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. 'Ditën e dielë, 4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t'u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë.', shkroi ne platformen X, kryekomisioneti Ilirjan Celibashi. Ne gare per bashkine e Himares eshte Vangjel Tavo nga radhet e PS dhe Petro Gjikuria nga PD.