Tre ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Himarë, nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ngriti shqetësimin se lista e zgjedhësve ka pasur një rritje anormale, ku rezulton se 311 votues kanë ndryshuar vendbanimin. Në zgjedhjet e 14 majit 2023, në bashkinë e Himarës numri i zgjedhësve ishte 22 mijë e 822, prej të cilëve 34.27 për qind votuan. Të dhënat nga gjendja civile tregojnë zhvendosje anormale të vendbanimit pak para zgjedhjeve të 4 gushtit.