Partia Demokratike e konsideron shkelje ligjore vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për shpalljen e pavlefshmërisë së Fredi Belerit, teksa ngre shqetësimin se dekreti i presidentit Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Himarë më 4 gusht është antikushtetues. Sekretari për çështjet ligjore në selinë blu, Ivi Kaso shpalosi bazën ligjore ku i bazon këto pretendime.