Vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur, në bashkinë e Himarës, vijojnë të jenë aktive. Pavarësisht ndërhyrjeve intensive nga toka dhe ajri, zjarri ende nuk është shuar dhe po përhapet duke djegur sipërfaqe te mëdha me shkurre dhe pemë. Helikopterët kanë vijuar deri në mesditën e se dieles me hedhjen e ujit, por era r forte dhe temeraturat e larta ua kane veshtiresuar punen pasi ndihmua ne perhapjen e flakeve. Zjarrfikësit dhe punonjës të bashkisë së Himarës kanë bërë përpjekje për të mbajtur zjarrin larg zonave të banuara, duke e izoluar pjesërisht përparimin e tij.