Christopher Hill, ish diplomati i lartë amerikan ka rrëzuar themelet e akuzave të prokurorisë speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dëshmisë së dhënë ditën e hënë. Hill u pyet nga prokurori nëse ekzistonte një hierarki vertikale dhe një shtab i përgjithshëm ushtarak që drejtonte UÇK-në gjatë luftës. Përgjigja e tij ishte e prerë: jo!