Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njohur këtë të hënë edhe 9 anëtarët për vitin 2024, të cilat janë përzgjedhur nga shorti i hedhur në ambientet e presidencës. Kështu kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, është zgjedhur Sokol Ngresi, i cili është anëtar nga Gjykata e Lartë dhe zëvendësues i tij do të jetë Dariel Sina.