Në Gjykatën Apelit të Posaçëm është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarit që do të shqyrtojë apelimin e SPAK mbi masën e sigurisë së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Shorti përcaktoi gjyqtarin Engert Pëllumbi për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë së posaçme për shfuqizimin e vendimit të gjyqtares Flojera Davidhi, që më 27 nëntor revokoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.