Një 65-vjeçar i infektuar me Covid-19 është hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”, duke humbur jetën. Ai kishte vetëm dy ditë i shtruar këtë spital pasi kishte marrë përgjigjen pozitive të tamponit të Covid-19. 65-vjeçari nga Klosi, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të simptomave të koronavirusit, por nuk kishte shkuar në gradën e intubimit. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në vetëflijim 65 vjeçarin, por nga informacionet dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike prej semundjes.