Autoritetet britanike dënuan me 15 muaj burg një 23 vjeçar, shqiptar, i cili u kap në flagrancë në një shtëpi bari në Bradford të Anglisë. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, për kultivim kanabisi brenda një banese në Bradford, efektivët e policisë britanike zbarkuan menjëherë në vendngjarje. Mediat britanike, raportojnë se në momentin kur mbërritën efektivët e policisë, në shtëpinë e barit ndodhej vetëm shqiptari, 23 vjeçar Bledar Simaku.