12 persona janë arrestuar nga policia për tu marrë në pyetje pas një zjarri në një spital në Pekin që mori të paktën 29 jetë njerëzish, pjesa më e madhe e të cilëve pacientë. Zjarri, mes më vdekjeprurësve në vitet e fundit, shpërtheu në spitalin Shangfeng rreth orës 13 sipas orës lokale të së martës. Të afërmit e zemëruar u mblodhën para spitalit pas ngjarjes ndërkohë që kishin mësuar për ngjarjen nga raportet e mediave lokale. “Shtatë apo tetë orë kanë kaluar dhe unë nuk kam marrë as edhe një telefonatë të vetme”, tha një i afërm.