Top News/ Hezbollahu sulmon bazën izraelite / Breshëri raketash, ‘hakmarrje’ për sulmet në Liban
27/02/2024 12:16

Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar një breshëri raketash ndaj një baze izraelite të kontrollit ajror në kundërpërgjigje të një sulmi vdekjeprurës ajror të kryer nga Izraeli në lindje të Libanit. Hezbollahu, që është aleat i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka shkëmbyer zjarr me ushtrinë izraelite në baza ditore që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor. Por, sulmet ajrore kryesisht janë kufizuar në zonën kufitare. Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, tha se ka shënjestuar “bazën e kontrollit ajror Meron... me breshëri raketash nga disa raketahedhës”. Ky grup tha se raketat u gjuajtën në kundërpërgjigje të sulmeve të para të luftës së Izraelit në lindje të Libanit. Izraeli ka shënjestuar objektivat e Hezboollahut në afërsi të qytetit Balbek, duke vrarë dy luftëtarë. Ushtria izraelite tha se ka sulmuar mbrojtjen ajrore të Hezbollahut, pasi grupi libanez rrëzoi një dron izraelit. Në kundërpërgjigje, Hezbollahu lëshoi 60 raketa mbi një bazë ajrore izraelite në Lartësitë e aneksuara të Golanit, të hënën. Shkëmbimet e zjarrit në kufi që nga tetori kanë vrarë të paktën 284 persona në anën libaneze, shumica e të cilëve luftëtarë të Hezbllahut. Sipas të dhënave të agjencisë AFP, po ashtu janë vrarë edhe 44 civilë. Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe gjashtë civilë janë vrarë, sipas ushtrisë izraelite.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58