Top News/ Hezbollahu, 50 raketa mbi Golan / Hakmerret ndaj Izraelit në territoret e aneksuara
21/08/2024 12:57

Grupi libanez Hezbollah ka lëshuar më shumë se 50 raketa, duke goditur një numër shtëpish në Lartësitë e Golanit, të aneksuara nga Izraeli. Sulmi i të mërkurës ndodhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me negociatorët e tjerë nga Egjipti dhe Katari, në përpjekjen diplomatike për të arritur një armëpushim në luftën në Gazë. Hamasi dhe Izraeli ende nuk i kanë kapërcyer dallimet për arritjen e një armëpushimi në Gazë. Ekipet e emergjencave në Lartësitë Golan thanë se kanë trajtuar një 30-vjeçar i cili u plagos gjatë sulmeve. Një shtëpi u përfshi nga zjarri dhe zjarrfikësit thanë se kanë parandaluar një tragjedi më të madhe, pasi ndaluan rrjedhjen e gazit. Hezbollahu tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj një sulmi ajror izraelit në thellësi të Libanit të martën mbrëma që la të vrarë një dhe plagosi 19 të tjerë. Hezbollahu ka lëshuar mbi 200 raketa drejt Izraelit, që kur ky i fundit shënjestroi një depo armësh të Heubollahut rreth 80 kilometra larg kufirit. Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor, Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr thuajse cdo ditë në kufi. Nga shkëmbimet e zjarrit janë vrarë më shumë se 500 persona në Liban, shumica anëtarë të Hezbollahut dhe 100 civilë, dhe 23 ushtarë dhe 26 civilë në Izrael. Izraeli mori Lartësitë Golan nga Siria në Luftën e Lindjes së Mesme më 1967 dhe më pas i aneksoi. SHBA-ja është i vetmi vend që e njeh aneksimin e Izraelit të këtij territori, ndërkaq pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar e konsideron Golanin si territor të pushtuar sirian.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45