Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësja e prokurorisë tha për mediat në Kosovë se urdhri është dhënë për të verifikuar informacionet dhe pretendimet e ngritura nga subjektet poltike për parregullsi në numërimin e këtyre votave.