Top News – Hetohet për lidhje me trafikantët/ Prokurori Maksim Sota: Nuk ka asnjë provë kundër meje
02/07/2021 20:34

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota ka rënë në pranga si pjesë e një operacionit që është zhvilluar në disa shtete dhe janë arrestuar edhe 28 persona të tjerë. Ndaj tij Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest Shtëpie” Prokurori i cili është tashmë nën hetim ka thyer heshtjen dhe ka pohuar për “Top Channel” se nëse ka një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në arrest shtëpie. “E thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje”, ka pohuar prokurori Sota. Por dëshmia e dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë e nxjerr zbuluar prokurorin, pasi ata kanë pohuar se drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari/ Zaimi i qaajtur ndryshe Lani kishte lidhje me prokurorin Maksim Sota. Sipas tyre Lani kishte siguruar edhe një shtëpi të marrë me qira, të cilën e paguante vetë, por në të kishte qëndruar edhe Prokurori. Gjykata vlerëson ndër të tjera se prokurori Maksim Sota dyshohet se ka krijuar premisa më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive kriminale. Ndër të tjera në dokument thuhet se pasoja të mosushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave ligjore nga i hetuari Maksim Sota janë pikërisht “aktiviteti i qëndrueshëm kriminal i të hetuarit Ilirjan Duçellari si drejtues, në kuadër të një organizimi kriminal janë konkretizim i rrezikshmërisë shoqërore të mosveprimeve me dashje e në kundërshtim me ligjin të hetuarit Maksim Sota”.

Top Channel/ Plagosja e biznesmenit me thikë në Kavajë, pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja
25/12 17:55
Top Channel/ Përplasja e anijeve turistike në lumin Nil, TCH siguron pamjet e momentit të aksidentit
25/12 17:46
Top News – Bie çmimi i kokainës, trafikantët ripërdorin narko-nëndetëset, më parë i fundosnin
25/12 17:38
Top Channel/ “Edhe një herë, më falni!”, prefektja e Shkodrës ngatërron urimin e Krishtlindjes
25/12 17:25
Top Channel/ Ushqime pa origjinë! AKU gjen mijëra kg pa etiketë dhe përmbajtje
25/12 15:27
Top Channel/ Rritet dogana për makinat, tarifat e reja sipas madhësisë së motorit të mjeteve
25/12 15:25
Top Channel/ “Veliajt iu shkelën të drejtat”! Raporti i fortë i Avokatit të Popullit
25/12 15:21
Top Channel/ Urimet për festën/ Mesazhet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës
25/12 15:08
Top News – Politika uron besimtarët. Mesazhet e Begajt, Ramës, Peleshit dhe Berishës
25/12 14:53
Top Channel/ Begaj, mesazh nga Kisha e Shna Ndout: Krishtlindja na bashkon në paqe dhe dashuri
25/12 14:01
Top News- Zhdoganimi i makinave rritet me 25 për qind/Udhëzimi i Financave për doganat, nga 1 janari
25/12 13:52
Top Channel/ Aksident i rëndë në Bulqizë, makinë përplasen ‘kokë më kokë’, një i plagosur
25/12 13:29
Top Channel/ Surpriza e Krishtlindjes në Himarë, babagjyshi sjell lodra nga ajri
25/12 13:07
Top Channel/ Krishtlindja shqiptare, të krishterët festojnë lindjen e Krishtit në të gjitha kishat
25/12 12:59
Top Channel/ Krishtlindja, ortodoksët dhe katolikët në gjithë vendin festojnë lindjen e Krishtit
25/12 12:18
Top Channel/ Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel në krah të fëmijëve me spektrin autik
25/12 12:17
Top Channel/ Urimet për festën, mesazhet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës
25/12 12:12
Top Channel/ Babagjyshi vjen nga ajri në Himarë, surprizon fëmijët në shëtitoren e qytetit
25/12 12:08
Top News – Kremtohet Krishtlindja. Mesazhe humanizmi dhe rikthimi te vlerat morale
25/12 12:01
Top Channel/ Mesha e Krishtlindjes në Fier, qindra besimtarë i bashkohen kremtimit të festës
25/12 11:51
DIGITALB DIGITALB