Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letërporosi prokurorisë së Kenias, duke I kërkuar që t’i vërë në dispozicion autopsinë që i është bërë 22-vjeçares Joy Ayoko në morgun e spitalit ku ndërroi jetë. Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimeve të prokurorisë së Tiranës për vdekjen e të resë. 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko ndërroi jetë 6 ditë më parë në Kenia, por Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet pasi e reja u dhuna barbarisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën "Pandeli Evangjeli" në Tiranë.