Tre doganjerë të pikës Kufitare të Kapshticës, u vendosën nën akuzë për shpërdorim detyre pasi dyshohet se lejuan regjistrimin e një ngarkese me mallra ushqimorë me dokumente të falsifikuara. Procedimi penal filloi pasi doganierët mendohet se më datë 15 Prill, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore.