Ndonëse u dakordësua me 95 vota pro ngritja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, konstituimi i tij ka sjellë përplasje mes opozitës që drejton komisionin dhe përfaqësuesve të maxhorancës. Shkak është bërë deklarata e Albana Vokshit, e cila i konsideroi koncesionet si korruptive, çka solli reagimin e nënkryetarit Plarent Ndreca.