Everest Çaka u vra në një pritë pranë shtëpisë së vjehrrit të tij në lagjen Skëndërbej në Elbasan. Silvana Çaka, bashkëshortja e viktimës deklaroi para prokurorëve disa detaje të ngjarjes. Sipas dëshisë së saj, çifti sapo kishte dalë nga shtëpia e prindërve të Silvanës kur është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Duke menduar për një aksident të mundshëm, 41 vjeçari ka ndalur mjetin ndërsa një person i maskuar e ka goditur disa herë nga afër mepistoletë me silenciator. Bashkëshortja ka marrë vetëm një plumb në dorë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.