Gjykata e Shkallës së parë e juridiksionit të përgjithshëm Berat në seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ‘pezullim nga detyra’ për kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florjan Sulejmani, këtë të hënë shpalli moskompetencë, duke ia kaluar çështjen gjykatës së Tiranës. Vendimi nuk iu dha i arsyetuar palëve, por kreu i AMP pritet t’i drejtohet shkallës së dytë të gjyqësorit për të kërkuar rikthimin në detyrë.