Mbrojtja juridike e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt ka shpërndarë një qëndrim në lidhje me hetimin dhe mënyrën sesi është menaxhuar informacioni i shpërndarë ndaj këtij hetimi. Në qëndrim me tetë pika, mbrojtja e kryebashkiakut vëren, sipas saj, disa shkelje të rënda proceduriale nga SPAK. Mbrojtja thotë se hetimi është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin.